Do të duhej të ishte një gjysmëfinale historike ajo në Roland Garros mes Rafael Nadal dhe Alexander Zverev. Të dy tenistët kishin treguar një formë të shkëlqyer gjatë turneut francez dhe diçka e tillë u pasqyrua edhe në përballjen mes tyre, mirëpo teksa luhej fundi i setit të dytë, gjermani pëson një dëmtim të frikshëm në kavilje.

25-vjeçari detyrohet të largohet nga fusha në karrigen me rrota, ndërsa rikthehet pas disa minutave falë ndihmës së patericave për të lajmëruar se nuk mund ta vazhdojë ndeshjen duke i “dhuruar” Rafës biletën e finales.

Së fundmi, Zverev ka zbuluar edhe gradën e dëmtimit në kavilje ndërsa problemet janë më të mëdha nga sa parashikoheshin pasi bëhet fjalë për disa ligamente të thyera në këmbën e djathtë.

“Përshëndetje të gjithëve, jam rrugës për në shtëpi. Pas disa kontrollove, duket se kam thyer disa ligamente në këmbën e djathtë. Kur të rikthehem në Gjermani do të bëj sërish disa ekzaminime dhe më pas do të vendosim se cila është mënyra më e shpejtë për t’u rikuperuar. Ju falenderoj për mesazhet mbështetëse, janë shumë të rëndësishme në këto momente ndërsa unë do të jem gjithnjë duke ju azhornuar mbi dëmtimin”, u shpreh Zverev./ SuperSport

Top Channel