I habiti të gjithë te Manchester United, Ten Hag-ut i vendosin pseudonimin e veçantë

05/06/2022 19:10

Erik ten Hag i ka habitur të gjithë te Manchester United, ndonëse ka vetëm rreth dy javë që ka nisur punën me skuadrën dhe për këtë arsye ai ka fituar një pseudonim shumë të veçantë.

Ten Hag mori drejtimin e “Djajve të Kuq” pas përfundimit të sezonit 2021-2022, ndërsa tekniku fitoi titullin kampion të Eredivisie me Ajax-in.

Ndërsa sapo mbylli sezonin me Ajax, tekniku u nis për në Angli ku nisi punën me ekipin dhe mediet britanike raportojnë se 52-vjeçari i ka impresionuar të gjithë në “Old Trafford” dhe për këtë arsye holandezin stafi i klubit e quan “Sherifi i ri”.

Nuk dihet nëse te Manchester United ka pasur një “sherif” të mëparshëm, por ajo që duket e sigurt është fakt që ai kurrsesi nuk mund të ketë qenë Ralf Rangnick./ SuperSport

Top Channel