“Faraoni” edhe një vit në “Anfield”, për t’i mbajtur premtimin e dhënë Barcelonës

05/06/2022 13:30

Mohamed Salah konfirmoi para finales së Champions League se do të vazhdojë edhe një sezon te Liverpooli. Por pas qershorit 2023, e ardhmja e tij nuk dihet. Vetë futbollisti e ka lënë në ajër me një “ta shohim”.

Në Angli janë të bindur se kjo është një nga arsyet kryesore që më në fund Salah ka vendosur të qëndrojë edhe një vit me “të kuqtë”, pavarësisht se ka oferta të rëndësishme. Sulmuesi egjiptian, duke folur për “Diario AS”, tha se Barcelona dhe Reali i Madridit janë klube madhështore dhe la derën e hapur për të luajtur një ditë në “Camp Nou”./ SuperSport

 

 

Top Channel