De Ligt paralajmëron Juventus: Dy herë në vend të katërt, kërkoj më të mirën!

05/06/2022 15:10

Dy sezonet e fundit kanë rezultuar tejet zhgënjyese për Juventusin si në Europë, po ashtu edhe në kampionat. Tashmë, Zonja e Vjetër nuk është më padrone e Serisë A dhe dy edicione me radhë i ka mbyllur në vendin e katërt, shumë larg pritshmërive të tifozëve.

“Kur të vijë momenti i duhur do nis të mendojë nëse do të rinovojë me Juventusin apo do të mendojë për një aventurë të re. Dy kampionatet e fundit i kemi mbyllur në vendin e katërt dhe nuk është aspak një sinjal pozitiv. Unë shikoj gjithnjë më të mirën për veten time dhe jam në kërkim të projektit të duhur sportiv.

Personalisht, mendoj se sezoni i fundit ka qenë ndër më të mirët për mua në aspektin e minutave që kam luajtur. Kam treguar që pavarësisht dëmtimeve te Bonuccit dhe Chiellinit kam qenë i aftë të marr përsipër përgjegjësitë në mbrojtje, mendoj se ka shkuar mirë dhe se tashmë kam hedhur një hap më shumë në karrierë”, u shpreh De Ligt.

Kontrata e holandezit me Juventus është e vlefshme deri në vitin 2024 ndërsa 22-vjeçari është prej kohësh në fokusin e Barcelonës që e kërkon prej koës kur De Ligt ishte ende pjesë e Ajax./ SuperSport

Top Channel