City nuk bën “skonto”/ The Citizenz “ngrijnë buzëqeshjen” e Newcastle

05/06/2022 17:02

Manchester City ka përcaktuar vlerën e Nathan Ake i cili në sezonin e ardhshëm pritet të përjetojë një aventurë larg Etihad Stadium.

Drejtuesit e The Citizens e vlerësojnë kartonin e mbrojtësi jo më pak se 50 milionë euro, një shifër e cila i ka “ngrirë buzëqeshjen” klubit të Newcastle.

Këta të fundit ishin kandidatët kryesorë për të përfituar shërbimet e 27-vjeçarit, megjithatë tashmë do të duhet të mendohen dy herë nëse do të investojnë për holandezin.

Ake është pjesë e Cityt prej vitit 2020, kur e transferuan nga Bornemouth për shumën e 45.3 milionë eurove.

Megjithatë, Ake në asnjë moment nuk ia ka dalë të fitojë besimin e trajnerit Pep Guardiola dhe në këtë formë aventura e tij me Manchester Cityn ka mbërritur në ditët e fundit./ SuperSport

Top Channel