Nadal shpreh keqardhje për Zverev, spanjolli ka një dëshirë

04/06/2022 10:00

Rafael Nadal ka prekur për herë të 14-të në karrierën e tij finalen e Roland Garros, turne të cilin do ta tentoj ta fitoj po për herë të 14-të pasi në tokën franceze nuk ka humbur asnjë finale.

Tenisti spanjoll pati fat në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Alexander Zverev pasi në fundin e setit të dytë, gjermani pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje dhe e pati të pamundur të vazhdonte ndeshjen.

Pas sfidës, tenisti spanjoll shprehu keqardhje për dëmtimin e kundërshtarit ndërsa shtoi se më mirë ta humbas finalen e së dielës dhe të fitojë një këmbë të re, duke qenë se edhe Nadal vuan nga një dëmtim kronik që i rrezikon seriozisht vazhdimësinë e karrierës.

“E di shumë mirë sa po luftonte Zverev për të fituar një Grand Slam, megjithatë jam i bindur se në fund të karrierës do të ketë fituar shumë më shumë se thjesht një titull. I uroj më të mirat, ishte një ndeshje super e vështirë, mbi tre orë dhe ishim ende në setin e dytë. Ka qenë një nga sfidat më të mëdha në këtë turne dhe Zverev ishte në një ditë shumë të mirë. Por, është e vështirë të flasësh pas atij dëmtimi./supersport

Top Channel