Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Për ta kuptuar më mirë se sa të thella janë problemet financiare te klubi i Barcelonës mjafton të lexosh këtë lajm sensacional që vjen nga Spanja.
Pasi vendosën ta quanin stadiumin “Camp Nou Spotify”, tani drejtuesit e Barcelonës kanë shkuar deri aty sa t’i lëshojnë me qira ambientet e impiantit prej thuajse 100 mijë vendesh për dasma apo evente të ndryshime familjare. Madje duke publikuar edhe çmimet për ambiente të veçanta, që nga fusha e blertë e deri në tarracë.
Barcelona u ka ofruar tifozëve mundësinë për të luajtur për një tarifë prej 300 eurosh për të luajtur në “Nou Camp”, por as interesimi i fansave për të fiksuar momentet duke luajtur futboll në terrenin e këtij stadiumi nuk mjafton për ta shpëtuar klubin nga problemet financiare.
Sipas faqes së internetit të klubit, tifozët do të hyjnë në fushën e lojës nga i njëjti tunel ku kalojnë heronjtë e tyre të Barcelonës dhe do t’u garantohen të paktën 40 minuta lojë. Pas ndeshjeve, shikuesit do të mund të bëjnë dush dhe të ndërrohen në dhomat e zhveshjes.
Top Channel