Humbi garën me De Gean, por Ronaldo merr çmimin e Lojtarit të Vitit te Manchester United

04/06/2022 16:01

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit të sezonit 2021-2022 te Manchester United, ndonëse humbi në përballjen me David De Gea.

Sulmuesi kaloi një sezon të parë deri diku produktiv në “Old Trafford”, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat, 18 prej të cilave i realizoi në Premier League. Portugezin në elitën e futbollit anglez e kaluan vetëm Son dhe Salah, për numër golash.

Pavarësisht se United nuk do të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm, Ronaldo ka vendosur që të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” dhe t’I ndihmojë të ringrihen./ SuperSport

Top Channel