Një person është arrestuar për trafikim emigrantësh të paligjshëm në Kosovë.
Dyshohet se i njëjti person po transportonte autobusin me 57 emigrantë në bord.
Policia e Kosovës ka njoftuar se shtetasit e huaj u dërguan në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.
Ndërkohë që shoferi i autobusit po mbahet në rajon të Policisë për 48 orë.
“Autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi).
Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure” thonë nga policia.
Ndërkohë që autobusi u ndalua në fshatin Milloshevë të Obiliqit
Top Channel