Ekonomia ruse po i ndjen pasojat e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, por efekti i tyre duket se është dhe më i gjerë se kaq.

Moskës poi  bie dhe ndikimi në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore. Arsye e rëndësishme e ndikimit që Rusia ushtronte në Uzbekistan, Kazakistan, Kirkistan, Turkmenistan dhe Taxhikistan – ishin të ardhurat e emigrantëve që punësoheshin atje nga këto vende. Sipas Bankes Botërore, në disa raste ato ishin “të krahasueshme, ose edhe më të mëdha, se eksportet e mallrave dhe shërbimeve nga këto vende”.

“Në të kaluarën, vendet e Azisë Qendrore i druheshin Rusisë për shkak se e kuptonin që (marrëdhënia e tyre ekonomike) do të ndryshonte në rast se ofendonin Moskën”, i tha Zërit të Amerikës Jennifer Brick Murtazashvili, drejtuese e Qendrës për Qeverisjen dhe Tregjet në Universitetin e Pitsburgut. Por, tani sipas saj, balanca ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe këto pesë vende “tashmë e kuptojnë se Rusia ka nevojë shumë të madhe për krahun e punës nga Azia Qendrore”.

Pra, po kuptojnë se ato vetë kanë në fakt shumë ndikim dhe mund ta ushtrojnë atë. Aktualisht, vazhdon ekspertja, po shohim një Azi Qendrore më të fortë që do të ketë më shumë liri për të zgjedhur mes fuqive të mëdha”. Sipas Murtazshvilit, dobësia e Rusisë i çel derën Kinës për të luajtur një rol më të madh në rajon, por shton mundësitë edhe për vende të tjera që dëshirojnë të bëjnë biznes atje.

Të martën, pikërisht tre muaj pasi Rusia filloi agresionin në Ukrainë, Kina premtoi 37.5 milionë dollarë “asistencë falas financiare” për Uzbekistanin “për zbatimin e projekteve të përbashkëta me domethënie sociale”, sipas njoftimeve të bëra nga qeveria uzbeke, ndërsa një ditë më herët, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu, kryesoi një delegacion amerikan në një udhëtim pesëditor në rajon, në Republikën Kirkize, në Uzbekistan, Taxhikistan, dhe Kazakistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA