Një super-sulmues, dhurata e Berlusconit për ngjitjen e Monzës në Serinë A

01/06/2022 17:21

Mario Balotelli dhe Adriano Galliani e Berlucson kanë një raport shumë të mirë mes tyre, teksa pikërisht sulmuesi italian mund të jetë dhurata e parë për Monzën, me rastin e ngjitjes në Serinë A për herë të parë në histori.

Sipas mediave italiane, Supermario ka telefonuar personalisht Berlusconin për t’i kërkuar bashkimin me skuadrën nga Brianza, teksa vetë “kavalieri” ka dhënë miratimin dhe ka ngarkuar Gallianin të përfundojë punën.

Një pjesë të mirë të punës duhet ta bëjë edhe vetë Balotelli, që është ende nën kontratë me turqit e Adana Demirspor, ku ka rilindur këtë sezon nën drejtimin e Vincenzo Montelës, megjithatë Italia mbetet zgjedhja e parë për sulmuesin, që pritet të kërkojë prishjen e njëanshme të kontratës.

Top Channel