Itali-Argjentinë/ Publikohen formacionet zyrtare të Finalissima

01/06/2022 20:19

Wembley mirëpret edicionin e parë të Finalissima, ndeshje që zhvillohet mes fitueses së kampionatit Europian, Italisë dhe fitueses së Kupës së Amerikës Latine, Argjentina.

Messi kërkon të shtojë një tjetër trofe në koleksionin e tij me fanellën Albiceleste, ndërsa nga ana tjetër, axurrëve iu duhet të harrojnë sa më shpejt dështimin për kualifikimin në Kupën e Botës, Katar 2022.

Sakaq, dy trajnerët, Lionel Scaloni dhe Roberto Mancini kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. Argjentina e nis me yjet kryesorë të skuadrës nga minuta e parë ku bie në sy prezenca e Lionel Messit,apo edhe Dybalas.

Nga ana tjetër, Italinë e udhëheq në sulm Belotti i Torinos ndërsa në fushë është edhe Bernadeschi me Raspadorin./ SuperSport

FOTO GALERI
1/1

Top Channel