I vetmi që ka shënuar 6 gola/ Ish-portieri i Verona-s vendos rekord në Itali

01/06/2022 19:26

Filippo Pavoni ka vendosur një rekord të veçantë në futboll. Portieri i lindur në vitin 1999, ka kontribuuar në rezultatet e Clivense, jo vetëm duke ndalur, por edhe duke shënuar gola.

22-vjeçari është i vetmi portier në Itali që ka shënuar gjashtë gola. Një rast i veçantë ky që e favorizon shumë skuadrën e Clivense, që jo vetëm ka një portierë të zotë, por edhe një ekzekutues të pagabueshëm penalltish.

Pavoni u bashkua me Clivensen në verën e shkuar, ndërsa u largua me parametra zero nga Verona./ SuperSport

Top Channel