Finalja e Madhe/ Argjentina e papërmbajtshme, i jep leksione Italisë në “Wembley”

01/06/2022 23:00

Finalen e madhe e fiton Argjentina që mposhti Italinë në Wembli me shifrat 3 me 0.

Përballë ishin për herë të parë fituesit e kupës së Amerikës Latine me kampionët e Europës. Argjentina tregoi superioritet të madh ndaj Italisë e cila nuk arriti asnjë herë të ishte e rrezikshme dhe të vinte në diskutim rezultatin e kësaj ndeshjeje.

Messi u kthye në nivelet e tij të dy tre viteve më pare, kur i fitonte i vetëm ndeshjet. Ndërsa Italia që përfaqësonte Europën në këtë kompeticion dështoi plotësisht. Rezultati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë me golat e Lautaro Martinez pas një pasimi fantastik nga Lionel Messi. Ndërsa në fundin e pjesë së parë dyfishoi shifrat Angel di Maria që këtë radhë u shërbye nga Lautaro Martinez. Goli i tretë u shënua nga Paolo Dibala, i cili hyri në minutat e fundit të takimit dhe shënoi pas një assist po të Messit.

Italia del e shkatruar nga kjo sfidë, ndërsa Argjentina pas kësaj paraqitjeje duket se do të jetë një nga pretendentet kryesore për fitimin e Kupës së Botës që do luhet vetëm pak muaj më vonë në Katar.

Top Channel