Deti bëhet i kuq në një ishull iranian, ja çfarë thonë ekspertët për fenomenin
Njëzet trupa viktimash raportohet se janë gjetur pas përplasjes së djeshme të një avioni në një zonë malore te Nepalit.
Pamjet e para të rrënojave të aksidentit u publikuan sot nga ushtria e vendit pas zhdukjes së dielën të avionit me 22 pasagjerë.
Pjesë të avionit shihen të shpërndara në vendin e lartë të përplasjes në Sanosware, Mustang.
Ushtria dhe policia e Nepalit janë ende në vendngjarje duke kërkuar mes rrënojave.
Tek Raj Sitaula, zëdhënsi i aeroportit ndërkombëtar të Tribhuvan në kryeqytetin Kathmandu, tha se vijojnë kërkimet për të pagjeturit.
Grupet shiheshin që punonin me duar të zhveshura dhe një pjesë e rrënojave më të madhe të metalit nuk janë zhvendosur ende.
Mes 19 pasagjerëve dhe 3 anëtarëve të ekuipazhit që gjendeshin në avionin fatkeq, ndodheshin 13 qytetarë të Nepalit, katër nga India dhe dy gjermanë.
Avioni i linjave Tara Air po kryente fluturimin 20-minutësh nga rezorti i Pokhara, 125 milje në perëndim të Kathmandu, në qytezën malore të Jomsom.
Mjeti humbi kontaktin me aeroportin 5 minuta para kohës kur duhej të ulej në zonë e frekuentuar turistike, që pret shpesh turistë nga Evropa, India dhe vendas nga Nepali.
Moti në zonë kishte qenë me shi por fluturimet kishin vepruar normalisht.
Avioni u gjet në një lartësi prej 4,500 metrash, ndërsa hetuesit po kërkojnë gjithashtu në grykën mes dy maleve.
Nepali ka disa nga malet më të larta të botës, përfshi dhe majën e Everest, por gjithashtu ka shënuar disa aksidente të rënda ajrore.
Top Channel