Tirana është shndërruar në kryeqendrën e sportit evropian. pas organizimit të suksesshëm të finales së Conference League, kryeqyteti shqiptar po mban edhe kampionatin evropian të Peshëngritjes dhe që në ditët e para të tij është dëgjuar himni shqiptar falë Evangjeli Velit që u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 55 kg për femra.

Veli bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë të saj teksa fitoi 2 medalje të arta dhe 1 të argjendtë, kjo për shkak të peshës trupore. Evangjeli Veli fitoi fillimisht medaljen e artë në stilin e shkëputjes  ku i realizoi me sukses të trija provat për ta mbyllur atë me 95 kg duke lënë pas ukrainasen Konotop dhe belgen Stercks.

Rivaliteti mes këtyre 3 peshëngritëseve u  pa edhe në stilin e shtytjes me velin që sërish i kaloi me sukses të trija provat duke e mbyllur me 113 kg garimin e saj, po aq sa edhe konotop që mori medaljen e artë në këtë stil për shkak të peshës trupore më të vogël.

Megjithatë kjo peshë i mjaftoi Evangjeli Velit që në dygarësh të fitojë medaljen e dytë të artë me 208 kg duke u shpallur përfundimisht kampione e Evropës duke e lënë Konotop  në vendin e dytë me 207 kg dhe Stercks në  vendin e tretë.

Me hashtagun “Të bashkuar jo të ndarë”, “Shqipëria e ardhmja jonë”, kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar Veklin në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tri medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje, shprehet ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. “Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes”, shkruan ajo më tej.

 

FOTO GALERI
14/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA