80 mijë tifozë në “Wembley”, klubi historik rikthehet në Premier League pas 23 vitesh

29/05/2022 20:40

Nottingham Forest rikthehet në Premier League pas 23 vitesh.

Skuadra historike angleze, që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve (Champions League) në vitet 1979, 1980, mposhti 1-0 Huddersfield në finalen e “play-off”.

Dueli i luajtur në “Wembley” u ndoq nga 80.019 spektatorë dhe u vendos nga një autogol i Levi Colwill. 19-vjeçari devijoi gabimisht një top në portën e tij dy minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Nottingham menaxhoi avantazhin e artë dhe në fund festoi rikthimin në elitën e futbollit anglez, aty ku mungon prej sezonit 1998/1999.

Djemtë e uellsianit Steven Cooper bëhen ekipi i tretë që ngjitet nga Championship në Premier League pas Fulhamit dhe Bournemouth.

Klubi 157-vjeçar anglez ka fituar vetëm njëherë Premier League (1978), teksa me dy Champions ndan vendin e tretë me Chelsea, teksa vetëm Liverpool (6) dhe Manchester United (3) kanë arritur më shumë suksese në turneun e më të fortëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA