Sot vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Sipas MeteoAlb përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë do të ketë rrebeshe afat-shkurta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e Kosovës, më të theksuara në zopnat kufitare me Shqipërinë duke sjellë rrebeshe shiu.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA