24/11 17:59
Së fundmi, aktorja e njohur Emma Thompson ka folur për komentet ofenduese ndaj trupit të saj. Fituesja e Oscars, tregoi se regjisorët meshkuj i kishin thënë shpesh asaj se nuk kishte trupin e duhur për skenat e seksit. Emma foli për ‘The Times’ për filmin e saj të ri ‘Good Luck to You, Leo Grande’ teksa u shpreh se:
Nuk më kanë ofruar kurrë skena seksi. Siç tha nëna ime, në thelb kam luajtur një seri femrash ‘të mira’ dhe gjithashtu nuk jam përshtatur kurrë me formën apo pamjen e dikujt që mund të dëshironin ta shihnin të zhveshur. Dhe me ‘ata’, nënkuptoj drejtuesit meshkuj. Unë jam jo mjaftueshëm e bukur, nuk kam llojin e duhur të trupit dhe çuditërisht, vazhdimisht ju thuhet se çfarë lloj trupi keni.
Në një intervistë që bëra, gazetari shkroi se kisha shtuar shumë peshë që kur u shfaqa në ‘Fortunes of War’ dhe se këmbët e mia ishin ‘si trungje pemësh’ dhe se do të zhgënjeja veten. Unë isha 31 vjeçe dhe sinqerisht, nuk kisha ndërmend të vdisja nga uria. Nuk mendoj se askush e kupton se sa të dobëta janë shumica e aktoreve në jetën reale. Ato duken mjaft joreale.
Top Channel