Probleme shëndetësore/ Ja disa gjëra që duhet t’i dini për pasojat e kondicionerin

24/05/2022 22:22

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes, në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë janë listuar nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

1. Probleme me frymëmarrjen:

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen, përfshirë pneumoninë, dhe inflamacion të theksuar të mushkërive.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

2. Lodhje dhe dhimbje koke:

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i vitit 2004 i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner qendror, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh dhe parehatie se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe mundohuni të dilni herë pas here në ajër të pastër, në mënyrë që temperatura e trupit tuaj të jetë më e balancuar.

3. Ndotje e ajrit:

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme, veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

4. Tharje e lëkurës:

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

5. Vizita të shpeshta tek mjeku:

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor. Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni në zyrë ose shtëpi pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA