Tirana ka nisur nga puna për të ruajtur grupin e futbollistëve të këtij sezoni që u shpall kampion për të 26-tën herë në historinë e kryeqytetasve.
Me kualifikueset e Champions League në horizont, drejtuesit e klubit bardheblu vijojnë punën për të blinduar elementët më të spikatur të organikës së trajnerit Orges Shehi ndërsa së fundmi kanë rinovuar kontratën me Filip Najdovskin.
Maqedonasit i skadonte kontrata në fundin e këtij sezoni, mirëpo Tirana ka arritur të bindë mbrojtësin për të firmosur një kontratë dyvjeçare edhe falë termave financiarë të përmirësuar. Në këtë formë, Najdovski, do të mbetet një nga garancitë e Tiranës në prapavijë për Kupat e Europës, por edhe për kampionatin e sezonit të ardhshëm.
Sakaq, drejtuesit e bardhebluve po punojnë të sigurojnë rinovimin edhe me të tjerë futbollistë që iu përfundon kontrata në fundin e sezonit ndërsa synojnë të ruajnë boshtin e ekipit për të nisur një cikël fitues. Nga ana tjetër, vijon puna edhe nga fronti i merkatos teksa do të synohen goditje cilësore për të rritur nivelin e performancës së skuadrës në Champions League./ Supersport
Top Channel