Pavarësisht kundërshtisë së presidentit turk, Erdogan, ministrja e jashtme suedeze, Ann Linde firmosi këtë mëngjes aplikimin historik të vendit të saj.

“Bëmë atë që menduam se është më e mira për Suedinë”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se nuk mund ta thotë me siguri kur do të ndodhë anëtarësimi por tha se pret që të zgjasë deri në një vit.

Finlanda dhe Suedia vendosën t`i japin fund politikës disa dekadësh të neutralitetit në mesin e rritjes së shqetësimeve në këto dy shtete nordike pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Mos u lodhni fare të vini në Ankara e të përpiqeni të na bindni të ndryshojmë mendje për anëtarësimin tuaj në NATO”; mesazhi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për Finlandën dhe Suedinë ishte i prerë.

 “Po thonë se do të vijnë në Turqi. Do vijnë të na bindin ne? Na falni, por mos e merrni mundimin. Nuk do t`i themi “po” atyre vendeve që aplikojnë për tu bashkuar me NATO-n, që është organizatë sigurie, e kane vendosur ndërkohë sanksione ushtarajke ndaj Turqisë. Dua të them dicka fort dhe qartë: asnjë prej këtyre dy vendeve nuk ka pasur një qëndrim të prerë kundër organizatave terroriste”, tha ai.

Lideri turk e përshkroi Suedinë si “qendër inkubacioni për organizatat terroriste”, duke pretenduar se disa anëtarë të Parlamentit të saj mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, që është në kryengritje ndaj Turqisë që nga viti 1984, konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA