Moska tha se po dëbon dy diplomatë finlandezë në kundërpërgjigje të vendimit të Helsinkit që dëboi dy diplomatë rusë në prill.

Ministria e Jashtme ruse tha më 17 maj se ka thirrur në bisedë ambasadorin finlandez në Rusi, Antti Helantera, për ta informuar atë për këtë vendim. Moska tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të “kursit konfrontues të Finlandës karshi Rusisë”.

Finlanda i ka ofruar armë Ukrainës, shtet të cilin Rusia e ka pushuar në shkurt, dhe ligjvënësit në Helsinki pritet që më vonë gjatë 17 majit të mbështesin aplikimin për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.

Muajin e kaluar, Finlanda dëboi dy pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në Helsinki në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës. Shtetet evropiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, që prej nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA