Kryetari i shumicës në senatin amerikan Chuck Shumer, ka komentuar gjithashtu gjatë ceremonisë së emërtimin të njërës prej rrugëve te Nju Jorkut me emrin e Heroit tone Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai është shprehur mirënjohës për shqiptarët që jetojnë në Amerikë, për kontributin që ata japin atje.
Shumer i konsideron shqiptarët si njerëz punëtorë ku përmendi edhe një rast të një fqinji shqiptar në pallatin ku banonte, i cili fillimisht punonte si roje ndërsa tashmë ka 8 apartamente të tijat. Ai premtoi se çdo ditë të jetës së tij do i mbështesë shqiptarët dhe do të luftojë për ta.
Chuck Shumer: Në vitet 60 – 70, gjithçka që ju keni dashur ka qenë të punoni fort, të shpërndani energjitë tuaja pozitive. Të ndërtoni një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët tuaj. Dhe ia keni dalë!! Në pallatin ku banoj ne kishim nje shqiptar të mrekullueshëm që punonte si roje dhe tani ai ka 8 apartamente të tijat. Kjo është historia e shqiptarëve në Amerikë dhe të shoh këtë komunitet të rritet dhe te ecë përpara në token amerikane të jep besim në Neë York . Sot po nderojmë dikë qe ka ndihmuar shqiptaret në shek e 15, pak para se të hyja une në senat(qesh) . Gjithsesi, është fantastike që ju mbani mend historine tuaj. Historia e Shqipërisë është e mrekullueshme. Duke ditur se shtete te ndryshme , përfshirë këtu edhe shtete të mëdha kanë dashur t’iu nënshtrojnë, por në fund shqiptaret dhe Shqipëria gjithmonë kane fituar! Të rrojë komuniteti shqiptar, të rrojnë të gjithe shqiptaret kudo që ndodhen. Zoti ju bekofte… Dhe do vazhdoj te luftoj per ju ne Washington cdo dite te jetes sime.
Top Channel