Në dhjetor të vitit të kaluar, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shpalli fitues të një tenderi rreth 2.5 milionë lekë të reja, një kompani e cila për 24 muaj do të riparonte dhe mirëmbante ashensorët e spitalit.

Por kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga lëvrimi i këtij tenderi një incident i rëndë ka ndodhur në urgjencën e spitalit duke rrezikuar jetën e pacientes Vezire Cufe 80 vjeç dhe infermierit Klevis Dauti.

Rreth orës 23 të së dielës në urgjencën e sëmundjeve të brendshme një paciente 80 vjeçare e diagnostikuar me tromboli pneumonare e shoqëruar me një infermier do të zbriste në katin -1 ku do të kryente një skaner me contrast ku gjatë lëvizjes ashensori pësoi defekt dhe 80-vjeçarja u lëndua në kokë ndërsa infermieri në këmbë.

Ngjarja ndodhi në ashensorin n4. 4 të urgjencës i cili është i dedikuar për stafin mjekësor dhe barelat dhe funksionon me chip nga kati -1 deri në katin 4.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ishte këputja e një prej kavove të ashensorit çka beri që ai të bllokohej mes kateve.

Top Channel ka siguruar raportin e shërbimit zjarrfikës të ndërhynë për të nxjerrë të plagosurit. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka nisur në katin – 2 për të shkuar më pas në kafazin e ashensorit.

Pas ngjarjes në komisariatin nr 4 u shoqërua në cilësinë e të dyshuarit për shpërdorim detyre tekniku i ashensorëve i cili para uniformave blu ka thënë se ka ndjekur gjithë protokollin e mirëmbajtjes, ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA