Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë mbrëmjen e sotme i pranishëm në “Top Story”, në New York së bashku me moderatorin Sokol Balla me rastin e inaugurimit të një rruge të Bronx, me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Veliaj u shpreh se kjo ngjarje ishte një krenari shumë e madhe për të dhe se është i lumtur që shqiptarët në Amerikë po vlerësohen dhe u jepet vëmendje. Ai tha se kryebashkiaku Adams i New Yorkut do i ketë në qendër të vëmendjes shqiptarët atje dhe kjo është një arritje shumë e madhe.
“Ishim në New York dhe ia vlejti, sidomos kur je rritur në këtë qytet. Në atë kohë ishte edhe lufta në Kosovë. Që do vinte dita që në New York do të kishte një rrugë me emrin e Skëndërbeut, ndjeva një krenari të jashtëzakonshme. Ishte krejt gjë tjetër kur vumë statujën e Skënderbeut në Tiranë. Kur ia del në New York ia del kudo. Të qënurit patriot domethënë të duash vendin tënd, batuata e kryebashkiakut që tha kjo është rraca e mirë e New Yorkut, tregon që mësimet e Skënderbeut vlejnë edhe sot. Gjëja më e fortë e kësaj situate ishte prania e kryebashkiakut të New Yorkut , i cili duket qartë që do të ketë një vëmendje të madhe për qytetarët shqiptarë. New York është qendra më e rëndësishme në botë dhe fakti që senator ii shtetit dhe kryetari i bashkisë e shohin komunitetin shqiptarë si njerëz që ia kanë dalë vetë, ishte një moment i rëndësishëm. Unë këtu kam takuar shokë të babait tim.”
Top Channel