Dy persona kanë humbur jetën, pasi një kamion është rrëzuar në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar.

Burime zyrtare të policisë thanë se shoferi dhe pasagjeri i kamionit kanë ndërruar jetë të identifikuar si Armand Beu, 32-vjec banues në Kavajë dhe Klajdi Kaja 28 vjec banues në Lushnje.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë, pasi drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavorr dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.

Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnerë është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit, por përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit.

Njoftimi i plotë: 

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA