100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kim: Së bashku po punojmë për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit

16/05/2022 10:35

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim rikujtoi gjatë takimit në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA se së bashku po punohet për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit.

Ajo u shpreh se mes SHBA-së dhe Shqipërisë përshkohet një fill i pathyeshëm dhe i fortë.

“Për ne është e rëndësishme përfshirë edhe 30 vitet e fundit ka një fill të pathyeshëm të fortë që tejshkon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe ShBA, është një lidhje e pathyeshme. Kjo lidhje nisi me presidentin Willson që tha se Shqipëria duhet të jetë  e lirë dhe e pavarur. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju. tha ai. Marrëdhëniet dipomatike kanë mundur të jenë edhe në ditët e komunzimit. Ne po bëjmë kaq shumë gjëra së bashku anembanë botës. SHBA ka një prani ushtarake këtu. Jemi duke bashkëpunuar për dy projekte në energjetikë. Kjo është një mënyrë që ne të çlirohemi nga shtypja dhe zhvatja e rusëve. Së bashku jemi duke punuar për demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin. Shpresojmë që kjo të vijojë edhe në 100 vitet a ardhshme”, tha Kim.

Kujtojmë se në kuadër të” Javës Amerikane”, në Tiranë ndodhet edhe ish sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Top Channel