Spalletti u përgjigjet kritikave: Kam porositur një makinë kamping, do marr pjesë në festat rajonale

13/05/2022 13:40

Luciano Spalletti është konfirmuar në stolin e Napolit edhe për sezonin e ardhshëm, ndonëse një pjesë e mirë e tifozërisë i kanë dalë kundër dhe i kanë kërkuar largimin, teksa e akuzojnë edhe për faktin që nuk ka një banesë në qytet dhe rri në hotel, si shenjë e mosbesimit që mund të vazhdojë gjatë aty.

Megjithatë trajneri u ka dhënë përgjigje kritikave, duke deklaruar se qëndrimi në hotel e lejon të përqendrohet te puna, teksa me humor ka zbuluar se ka gjetur zgjidhjen për sezonin e ardhshëm.

“Unë qëndroj në hotel për t’u përqendruar te puna. Mendoj se hoteli është një ambient shumë më social sesa një banesë private. Megjithatë për sezonin e ri i kam marrë masat, pasi kam marrë preventivin për të blerë një makinë kamping dhe për të lëvizur çdo muaj dhe për të marrë pjesë në të gjithë festat rajonale”, u shpreh Spalletti.

Top Channel