Përfshihet nga flakët automjeti në Sarandë, pronari ishte dënuar më parë për marrëdhënie seksuale me të mitur Kriza ekonomike ka prekur edhe të rinjtë.
Studentët kërkojnë që qeveria t’i mbështes me 10000 lekë në muaj pasi rritja e çmimeve të produkteve bazike ka vështirësuar vazhdimin e studimeve.
Studentët përveç problemeve të hershme me tarifat e studimit ju është shtuar edhe kjo e çmimeve. Përveç mësimit edhe punojnë, e rroga nuk del.
Nga kjo e premte e 13 majit Lëvizja për Universitetin do të zhvillojë për 3 javë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë një peticion për bonusin e studentëve, që ata të rimbursohen në këtë periudhë krize njësoj siç qeveria veproi me pensionistët, pasi siç thonë ata pjesa më e madhe e studentëve vijnë nga familje me të ardhura modeste.
“Sot është dita e parë dhe është pritur mirë sepse është një kauzë e përbashkët. Jetesa është bërë e papërballueshme. Do të vazhdojmë për tre nuk do e përqendrojmë vetëm në Tiranë. “
Top Channel