Një qen në Tennessee që duket se nuk preferonte të zbatonte rregullat e “hapësirës personale” pasi kishte ecur disa kilometra hyri për shlodhje në një shtëpi të rastit.
Jimmy e Julie Johnson kishin lënë padashje një derë të pasme hapur në shtëpinë e tyre, dhe kjo u zbulua nga qeni Nala, pas aventurës së tij të natës.
Nala kishte hyrë në shtëpinë e Jimmy e Julie, kishte kaluar para qenve të tyre që flinin dhe ishte futur vetë në kravatin e çiftit.
Më pas raportohet se ishte përdorur rrejti Facebook për të ribashkuar qenushen me pronarin e vet.
Julie shkruante në njoftim: “Mesa duket qenka absolutisht normale të zgjohesh në shtëpinë tonë me një qen të huaj në krevat, që as nuk e dimë sesi hyri në shtëpinë tonë”.
“Në fillim mendova se ishte një nga qentë tanë, por ata nuk vijnë kurrë në jastëkët tanë. Natën supozova se ishte kështu”.
“Por pas zgjimit në agim, kuptova se po përkëdhelnim qenin e dikujt tjetër. Është një nga postimet më të çuditshme që më është dashur të bëj ndonjëherë”.
Por postimi rrjedhimisht u shpërnda nëpër qytet dhe arriti te i zoti i vërtetë i Nala – Cris Hawkins.
Pas kontaktit fillestar, Julie kërkoi atij foto të ndryshme të qenit për t’u siguruar që kishte gjetur personin e duhur.
Cris i dërgoi shpejt fotot e Krishtlindjeve dhe provën e pronësisë, para se të linte takimit për të ardhur ta merrte.
Tashmë të dyja palët e konsiderojnë situatën qesharake dhe organizojnë takime loje mes qenve, që ata të njohin njëri-tjetrin.
Chris shkruante në një postim: “Qeni ynë super-miqësor Nala, ka bërë një tjetër hile nga të tijat. Në mes të natës hyri në shtëpinë e një çifti që kishin tre qen të tjerë dhe fjeti në krevatin e tyre”.
Cris qartësoi se shtëpia mund tw quhej e njëfarë “fqinjësh” edhe pse disa kilometra larg.
Top Channel