Vrasje shtetëror me përgjegjës kryesor Edi Ramën, kështu i konsideroi Sali Berisha, 24 viktimat që humbën jetën në Thumanë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
“Rama flet për afera, po, ju them unë, nëse ka afera të pahetuara, janë 24 viktimat e Thumanës. Papërgjegjësia e plotë e Ramës, e Dakos në Durrës, bëri që ata të prisnin vdekjen në shtëpi. Të prisnin tërmetin vdekje prurës, Deri më sot janë hetuar vetëm dy ish kryetarë komune të PD, pa lidhje me tërmetin. Rama është përgjegjësi kryesor për vdekjet e tyre. Vrasjet e Thumanës, janë vrasje shtetërore. Dajo i Taulant Ballës ishte drejtor në konvaleshencë, kryetarja e Bashkisë kishte firmosur për dëme, por thanë s’ka gë, aty humbi jetën një oficer policie, dajo është kthyer sërish aty se është nyje e fuqishme e trafiqeve.” u shpreh Berisha
Top Channel