Menu shqip finales evropiane/ Pritje me ushqime tradicionale shqiptare për 1100 të ftuar të UEFA

11/05/2022 19:51

Finalja e conference league që do të zhvillohet më 25 maj në kryeqytet është mirëmenduar nga UEFA në çdo detaj, ku veç aktivitetit futbollistik ku Shqipëria do të përfaqësohet me impiantin më të madh dhe më modern të vendit si Air Albania, vendi ynë do të ketë mundësinë të bëjë një paraqitje po kaq dinjitoze të kulinarisë vendase.

Edmir Jasimi, përgjegjës i organizimit të kateringut për këtë finale tregon më tepër rreth të ftuarve VIP, dhe organizimit të tyre atë mbrëmje.

Edmir Jasimi: Do të jenë të ftuar rreth 1100 persona ku janë drejtuesit e lartë të UEFA-s, futbollit shqiptarë dhe qeverisë qëndrore dhe locale. Ato janë të ndarë dy vende, një pjesë e tyre do të qëndrojnë në ambientet e stadiumit, në tribunën VIP dhe pjesa tjetër që ësht ëmë e madhja tek Pallati i Kongreseve ku do të jetë edhe Europa Launch.

Po çfarë kanë zgjedhur organizatorët si pije mirëseardhje në vendin tonë?

Edmir Jasimi: Të gjithë të ftuarit mirëpriten me një pije mirëseardhje dhe pija ka si product kryesor, rakinë e cila do të ketë një përzierje me shurupa locale që të përfaqësojmë sa më mirë vendin dhe imazhin e Shqipërisë.

Që nga muaji nëntor ekipi i UEFA-s përgjegjës për marketingun ka testuar disa menu ushqimi për të ftuarit VIP për të mbërritur deri tek përzgjedhja e produkteve tradicionale.

Airton Cerla: Menuja e finales është e përbërë nga katër element kryesor, të cilat do të jenë pjatat vegane, vegjetariane menu peshku edhe mishi. Si pjata kryesore është përzgjedhur prej tyre korani, mishi i qingjit, tava e Elbasanit dhe djathi i velecikut.

Ndërkohë në një menu ushqimore nuk mungon as ëmbëlsira.

Airton Cerla: Ëmbëlsirat janë tradicionale, ku ne kemi përzgjedhur, revaninë, paçavurja dhe likot e Përmetit që i kemi kombinuar me djathin e velecikut.

Top Channel