I trembi të gjithë në fushë, mbrojtësi i Barcelonës lë spitalin pas dëmtimit në kokë

11/05/2022 15:48

Ronald Araujo është larguar nga ambientet e spitalit teksa për fat të mirë mbrojtësi i Barcelonës nuk pësoi një dëmtim serioz në kokë nga përplasja me shokun e skuadrës, Gavi.

Të parët që ndërhynë ishin Eric Garcia dhe Iago Aspas të cilët bënë të mundur që mbrojtësi të kishte të lira rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë që mjekët vendosën ta transportonin me shpejtësi për në spital.

Megjithatë, pasojat nuk kanë qenë të rënda dhe Araujo pas disa testimeve në spital, rezultoi të ishte në një gjendje optimale ndërsa tashmë do ta vazhdojë rikuperimin në mënyrë individuale teksa mbetet për t’u parë koha e rikthimit në fushë. E sigurt është se 23-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen e së dielës ndaj Getafes./supersport

Top Channel