Në skenën dhe qytetin ku nisi gjithcka nga dy muzikantët e mëdhenj Avni Mula dhe Ibrahim Tukiqi, aty u rikthyen edhe bijtë e tyre për të nderuar prindërit më një mbrëmje homazh.
Këngëtarët me famë botërore Inva Mula dhe Genc Tukiqi, pas me shume se 15 vitesh, u ngjiten serish në teatrin “Migjeni” duke sjellë një performace që I kishte munguar qytetit, me kenget e kompozuara dhe kenduara nga prinderit e tyre.
Për sopranon Inva Mula, Shkodra dhe teatri “Migjeni” i sjellin emocione edhe sot
Një amanet të prinderve të cuar deri në fund, e konsideron pianisti dhe kompozitor shqiptaro-francez Genc Tukiqi, ketë rikthim në qytetin e tyre
Avni Mula e Ibrahim Tukiqi janë dy prej emblemave të muzikes shkodranë, traditë të cilën e vazhduan me sukses edhe bijtë e tyre.
Top Channel