Gazetarët protestë sensibilizuese për aksidentet në vend: Kanë vrarë më shumë njerëz se çdo krim tjetër, respektoni rregullat e qarkullimit

09/05/2022 19:07

Gazetarët e televizioneve të ndryshme, kanë organizuar një protestë sensibilizuese ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të aksidenteve rrugore që po zhvillohen çdo ditë në vend e po i marrin jetën shumë personave, ku më i fundit ishte i ditës së djeshme tek ‘Rruga e Kavajës’ fatmirësisht pa viktima.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka marrë pjesë në këtë protestë ku është shprehur se media nuk ka vetëm rol informues por edhe sensibilizues prandaj i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një përmbledhje për vitin e kaluar, në vitin 2021 numërohen gjithsej  1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11,5 %. Në vitin 2021, numri i të aksidentuarve është 1.860 persona nga 1.598 persona në vitin 2020. Në vitin 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 197 persona nga 181 persona të vdekur në vitin 2020

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA