Këngëtari Ylli Limani është i ftuari special në natën e dytë të “A Live Night” nga Ledion Liço.
Në një rrëfim ndryshe dhe të ndjerë, Ylli nuk mund të linte pa përmendur prindërit e tij, ku thotë se është rritur mes njerëzve që e kanë dashur muzikën.
Ai shprehet se ka një lidhje më të thellë emocionale me babanë e tij se sa me nënë.
“Unë jam rritur me njerëz që e kanë dashur muzikën me strandardet e tyre, mami ka një zë melodik kur ka qenë më e re, ajo ka qëndu gjithmonë, mamit i kam thënë ty të du më me zemër, por me babin kam një lidhje pak më të thellë emocionale, se babën e ke pak më të rëndësishëm në jetë. Njerëzit kur flasin për Yllin, kur më bëjnë pyetje, e shohin atë me babanë e tij, i cili e shtyn me vullnet drejt ëndrrës së tij. Babai është i kujdesshëm dhe i përmbajtur që ta bëjë me dije se suksesi yt është i yti. Ai gjithmonë e ka dashur muzikën që unë bëj, muzika e minatorit është komplet, jemi dy botë ndryshe”, thotë Ylli.
Ndërsa komenton muzikën e grupit Minatori, ai tha live se do të performojë një prej këngëve të grupit pa lejen e babait.
“Unë kam qenë i ekspozuar me muzikën e Minatorit. Sonte kam me perform pa lejen e babait tim ‘A thua ëndërr ishe ti’ e grupit Minatori”, tha Ylli.
Ylli Limani është një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, i cili edhe pse i ri në moshë ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve me zërin dhe rrymën e veçantë që ka zgjedhur të përcjellë.
Top Channel