Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u ‘nuhatën’ nga policia
1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht pas tensioneve në protestën e djeshme në Tiranë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të drejtuara nga Prokuroria, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në veprime të kundërligjshme, gjatë një tubimi të zhvilluar më datë 09.09.2026, në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. Q., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari;
Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Krahas veprimeve të kundërligjshme të dyshuara të kryera nga këta shtetas, gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.
Grupi hetimor vijon punën në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të të gjithë shtetasve të përfshirë në to.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel