Irani si Ukraina/ Nga lufta, rriten çmimet globale të ushqimeve, mes tyre vaji dhe drithi
Një aktivist që ka kryer ngjitje të tilla sensibilizuese në të kaluarën është arrestuar në majë të kullës Salesforce në San Francisco, mbrëmjen e të martës.
Burri u arrestua për ngjitjen e paligjshme në fasadën e ndërtesës, në atë që kishte si qëllim të ishte një protestë kundër abortit.
Aktivisti kishte treguar kundërshtimin e tij ndaj abortit, dy ditë pas publikimit të papritur të dokumenteve konfidenciale të Gjykatës së Lartë të SHBA ku mes të tjerash thuhet se pritej legalizimi i abortit edhe deri një ditë pas lindjes.
Burri që e quan veten “Spider-man-i pro-jetës”, u arrestua pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ku shihej duke u ngjitur në qiellgërvishtësin pa mjete sigurie.
Me 60 kate dhe më shumë se 300 metra lartësi, kulla Salesforce është më e larta në Mississippi dhe e 17-ta më e lartë në SHBA.
Dokumenti i publikuar në rrjet në formë ‘ilegale’ ka shkaktuar protesta të gjera në SHBA, jashtë gjykatës së lartë në Washington DC si dhe në qytete ti Nashville, Dallas, New York City e New Orleans.
Kritikët akuzojnë se publikimi i dokumenteve është një manovër e qeverisë për ‘manipulimin e publikut’ para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.
Top Channel