Aktivisti anti-abort ngjitet në kullën më të lartë të San Francisco para kapjes nga policia (video)

05/05/2022 15:52

Një aktivist që ka kryer ngjitje të tilla sensibilizuese në të kaluarën është arrestuar në majë të kullës Salesforce në San Francisco, mbrëmjen e të martës.

Burri u arrestua për ngjitjen e paligjshme në fasadën e ndërtesës, në atë që kishte si qëllim të ishte një protestë kundër abortit.

Aktivisti kishte treguar kundërshtimin e tij ndaj abortit, dy ditë pas publikimit të papritur të dokumenteve konfidenciale të Gjykatës së Lartë të SHBA ku mes të tjerash thuhet se pritej legalizimi i abortit edhe deri një ditë pas lindjes.

Burri që e quan veten “Spider-man-i pro-jetës”, u arrestua pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ku shihej duke u ngjitur në qiellgërvishtësin pa mjete sigurie.

Me 60 kate dhe më shumë se 300 metra lartësi, kulla Salesforce është më e larta në Mississippi dhe e 17-ta më e lartë në SHBA.

Dokumenti i publikuar në rrjet në formë ‘ilegale’  ka shkaktuar protesta të gjera në SHBA, jashtë gjykatës së lartë në Washington DC si dhe në qytete ti Nashville, Dallas, New York City e New Orleans.

Kritikët akuzojnë se publikimi i dokumenteve është një manovër e qeverisë për ‘manipulimin e publikut’ para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.

FOTO GALERI
3/5
Me 60 kate dhe më shumë se 300 metra lartësi, kulla Salesforce është më e larta në Mississippi dhe e 17-ta më e lartë në SHBA.

Top Channel