Ish-presidenti Bamir Topi, ka kujtuar këtë mbrëmje në “Top Story” edhe ngjarjen e rëndë të 21 janarit të 2011-tës, kur ishte në krye të shtetit.
Topi tha se tragjedia pasoi trazira të tjera, të cilat ai i kishte parashikuar. Ai kujton mbrëmjen e 20 janarit, kur mblodhi trupin diplomatik për të qetësuar situatën. Topi kujton se aty nisi problemi “që shkoi në absurditet”.
Bamir Topi gjeti rastin që t’i drejtohej qeverisë dhe parlamentit që ta hapin si çështje, për të cilën ende nuk ka një raport dhe një fajtor.
Topi: Prekupacioni më i madh ka qenë ngjarja e rëndë që u shoqërua me humbje jete. Gjerat duhet të kujtohen se i harrojnë shumë kollaj. Në 20 në mbrëmje mblodha trupin diplomatik. Kisha pregatit një fjalim të shkruajtur merrja informacione që tensioni po shtohej. Kam dal nga fjalimi dhe jam drejtuar, jo veç për të pasur aksesin për të influencuar trupin diplomatic për situatën që paralamëronte përplasje. Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo që i ngatërroi ujërat ishte që i konsiderova ngjarje në bulevard se aty ndodhi ngjarja. Çfarë kisha për të thënë e thash, ngjarjet erdhën të nesërmen, qëndrimi im ishte i prerë. Prokuroia kishte probleme me marrjen e provave, por këtu filloi dhe shkoi në absurditet. Kjo është arsyeja pse ia jam drejtuar Ramës kur u bë kryeministër. Kur thoshte që s’kam tagër, por aty është bërë gjyq politik dhe kam mbetur në mes. Gjyqi aty duhet të mbaronte, duhet ta kishin bërë. Unë nuk aludoj fundin e procesit, por është proces i lënë në mes, nuk ka lidhje me institucionet e drejtësisë por me politikën. Ai që është sot në pushtet ka një detyrim të madh, arsyen pse se prek gjyqin politik e di ai. Nuk aludoj fare, por është detyrë e parlamentit që të kthej kokën pas, që ekziston një komision që nuk ka raport. Në përfundim të raportit kjo është indicia për insuticionet e drejtësisë.
Top Channel