Lufta në Ukrainë; Fëmijët e strehimeve në Mariupol pinin nga pellgjet e ujit të shiut (fotot)

02/05/2022 16:43

Në një reportazh të vrazhdë për rrjetin britanik BBC, gazetarja Jayne Morgan tregon sesi fëmijët e shoqes së ngushtë të Nataliia Roberts pinin ujë nga pellgjet e ujit të shiut, prandaj ajo kërkon ta marrë atë në Britani.

Yuliia dhe tre vajzat e saj vraponin jashtë bodrumit ku ishin fshehur në qytetin e rrethuar të Mariupol sa herë që binte shi pasi ishin të etura.

Nuk ishte vetëm ushqimi që mungonte, por në strehimin e tyre nuk kishte as tualet, dush apo rrymë elektrike.

“Kishin një tas të vogël me supë për tre fëmijët një herë në ditë, si dhe një gotë ujë për të tre fëmijët për t’u lare e pastruar”, shpjegon Yuliia.

Pas shkatërrimit të shtëpisë së saj nga bombardimet, Yuliia me tre bijat – 11, gjashtë e tre-vjeçare – u detyruan të futeshin në strehimin e përbashkët që ofronte mbrojtje por nuk kishte ushqim për të ushqyer fëmijët.

“Ata i kërkonin për të ngrënë por ajo përpiqeshej t’u jepte ushqimin para se binin në shtrat,” tregon Nataliia e shqetësuar teksa shihte nga shtëpia e saj në Uells të Britanisë.

“Kur binte shi ato dilnin për të pirë nga pellgjet dhe uji ishte shumë i shijshëm, mbushnin dhe enë të tjera me të.”

Yuliia rrjedhimisht  duhet t’i linte bijat të fshehura për të kërkuar ujë të freskët.

Ajo tregon për BBC Wales Investigates se kishte një pus tre kilometra larg, te i cili duhet të kalonte mes zjarrit të pumbave apo bombave.

Ndërsa kur vajza e saj e mesme nuk ndjehej mirë nuk kishte mjek dhe mjekime për ta kuruar.

“Kisha para por nuk mund të bleja gjë sepse nuk kishte, çdo gjë ishte thyer, grabitur apo shkatërruar”.

Nataliia Roberts me nenen Liudmyla ne Uells, Britani

Nataliia ka ardhur pesë vjet më parë në Uells me bashkëshortin Dewi, ndërsa tregon se ka qenë shoqe shkolle me Yuliia dhe gjithmonë kishin mbajtur kontakte.

Kështu që Nataliia ka ndjekur vetëm ‘ditaret video’ të Yuliias nga bodrumi ku po qëndron me të bijat, pasi bashkëshorti ka shkuar të luftojë në linjën e frontit.

Qyteti port city i Mariupol është rrethuar prej marsit dhe tashmë kontrollohet nga forcat ruse, përveç impjantit metalurgjik të Azovstal në tunelet e të cilit strehohen ende qindra luftëtarë ukrainas.

FOTO GALERI
3/9
Yuliia dhe tre vajzat në qytetin e rrethuar të Mariupol

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA