Marcelo legjendar, thyen rekordin ikonës Gento për trofetë e fituar me Realin

30/04/2022 23:05

Carlo Ancelotti nuk është i vetmi që ka arritur një rekord historik (e ka fituar titullin kampion në pesë kampionatet elitare të Europës) pas suksesit të fundit të Realit të Madridit në La Liga. Një futbollist “Los Blancos” ka hyrë në histori si lojtari me më shumë trofe në klubin “merngues”.

Titulli i fundit kampion e çon në 24 numrin e trofeve të fituar nga Marcelo me fanellën e bardhë, duke parakaluar legjendën Gento. Anësori brazilian është gjithashtu futbollisti i huaj me më shumë paraqitje me Realin (545 ndeshje dhe 38 gola). Trofetë e fituar nga Marcelo në Madrid janë: 4 Champions League, 4 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa të Europës, 6 tituj kampion të La Ligas, 2 Kupa të Mbretit, dhe 5 Superkupa të Spanjës.

“A është ky titulli im i fundit me fanellën e Realit? Këtë nuk e di, por po ndiej një lumturi të pamatë,” – deklaroi Marcelo. Ndërkojë titulli i fundit e çon në 28 numrin e trofeve të fituar gjatë presidencës së Florentinio Perezit për një total prej 10 sezonesh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA