Kina raportoi rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, edhe pse autoritetet shëndetësore atje janë përpjekur ta minimizojnë situatën duke thënë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët.
Ky shtam infektohet shpenzët, kuajt, qentë dhe fokat, por deri më sot nuk ishte zbuluar tek njerëzit. Ministria kineze e Shëndetësisë pohoi një fëmijë katër vjeçar që jeton në provincën qendrore të Henanit, rezultoi pozitiv ndaj H3N8-tës.
Ai është shtruar në spital me ethe të forta dhe simptoma të tjera të gripit. Familja e djalit të infektuar rrit pula dhe jeton në një zonë të banuar nga rosat e egra. Ekspertët thonë se sëmundjen, ai e ka marrë drejtpërdrejtë nga shpezët. Edhe pse insistojnë se rreziku i një përhapjeje të infeksionit në shkallë të gjerë është relativisht i vogël, autoritetet kinezë sërish i bënë thirrje njerëzve të mos u afrohen zogjve të ngordhur apo të sëmurë dhe t`i drejtohen mjekut në rast se kanë temperaturë të lartë apo vështirësi në frymëmarrje.
Rastet e transmetimit të gripit të shpendëve te njerëzit janë mjaft të rralla. Megjithatë, fakti që Kina ka popullata të mëdha shpendësh të zbutur dhe të egër të llojeve të ndryshme, krijon me sa duket një mjedis ideal për përzierjen dhe mutacionin e viruseve të tyre.
Top Channel