Mesfushori argjentinas në Ibiza me të dashurën e re, ish-gruaja “e thumbon”

25/04/2022 19:04

Vetëm konfirmimi zyrtar mungon, por mes lojtarit të Atletico Madrid, Rodrigo De Paul dhe yllit të Disney, Tini Stoessel duket se ka nisur një histori dashurie. Për muaj është diskutuar lidhja mes lojtarit dhe këngëtares, por tashmë nuk ka më dyshime.

Mesfushori ka ndjekur në “Twitter” të dashurën e tij të re dhe vëllanë e saj, Francisco Stoessel. Nga mediet spanjolle raportohet se çifti është “arratisur” në Ibiza, ku po shijojnë lidhjen e tyre, më tej De Paul ka komentuar edhe zemra në postimet e këngëtares në “Instagram”, por më pas ato janë hequr dhe futbollisti fshiu “Insta-story” ku tregonte se ndodhej në Balearics. Mesa duket dy protagonistët nuk janë ende që të dalin publikisht në lidhjen e tyre.

Ndërkohë ish-bashkëshortja e Rodrigos, Camila Homs, thumboi yllin e Disney, ndërsa një komentues e pyeti “Ekipi Wanda apo China”, referuar këtu historisë së tradhtisë së lojtarit Mauro Icardi me aktoren argjentinase, ndaj bashkëshortes Nara.

Camila zgjodhi t’i përgjigjej duke thënë: “Nuk më pëlqen të hyj në jetën e të tjerëve, por nuk do t’i kuptoj kurrë gratë që ngatërrohen me burra të martuar dhe shkatërrojnë familje.”

Në këtë mënyrë ish-gruaja e Rodrigos la të kuptohej se futbollisti kishte filluar të takohej me këngëtaren gjatë kohës që ata kanë qenë ende të martuar. Çifti Camila-Rodrigo kanë qenë bashkë për 12 vite dhe kanë dy fëmijë Francesca 3 vjeçe dhe Bautista 9 muajshe. Pas ndarjes Camila u largua nga Spanja dhe shkoi të jetonte në Argjentinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA