“Rithemelim” kundër Kim. Berisha: Vendim i shëmtuar! Presioni i Kim ndaj gjyqësorit akt i saj individual

23/04/2022 15:10

Zhvillimet të reja në gjykatë që vendosën në pikëpyetje drejtimin e Partisë Demokratike nga Komisioni i Rithemelimi nuk ndalën zgjedhjet në bazë.

Por, zhvendosja e betejës në Gjykatën e Apelit mund të ndryshojë realitetin në selinë blu, realitet që Sali Berisha paralajmëroi se nuk do e njohë.

“Një gjykatëse shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkroi ligjin mendoj unë në aktin më të shëmtuar së pari të CV-së së saj, dhe jo vetëm, është me komplekse se kaq. Sidoqoftë këtë revolucion nuk do e ndalë më asgjë.”

Por, revolucioni i Berishës mund të tronditet nga një rrëzim i mundshëm i vendimit Zhukri në Apel. Fajtori për një situatë të tillë për Sali Berishën mbetet i pa ndryshuar. Ndryshoi vetëm etiketimi në heshtje i qëndrimit të ambasadores amerikane, që sipas Berishës, nuk është qendrimi zyrtar amerikan.

“Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së.”

Fati i demokratëve tashmë është në dorë të drejtësisë, që duhet të thotë fjalën e fundit se kush do e drejtojë Partine Demokratike. Rithemelimi po bën për momentin atë që ka në dorë. Përmes zgjedhjeve të marrë me shpejtësi kontrollin e bazës së partise, në pritje të rrëzimit të pritshëm të vendimit Zhukri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA