Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Stolac, Kazimir Raguz, ka folur për mediat boshnjake, pasi një tërmet goditi Bosnjën sonte pas orës 23:00
Epiqendra e këtij tërmetit ishte afër Stolacit, kështu që qyteti është më i godituri. Siç është raportuar më herët, fatkeqësisht një vajzë ka humbur jetën, pas një gur ra në një shtëpi. Raguz tha së përveç këtij rasti nuk ka më qytetarë tjerë të lënduar rëndë të Stolacit.
“Sonte rreth orës 23 ka ndodhur një tërmet i fuqishëm. Disa të lënduar janë paraqitur në qendrën tonë. Një person ka qenë i lënduar rëndë dhe e kemi transportuar për në spitalin e Mostarit dhe disa të tjerë kanë pasur lëndime më të lehta”, tha Raguz.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje për vajzën e plagosur, por familjarët e saj më herët konfirmuan për klix.ba se ajo fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
“Kemi ardhur sonte këtu me katër ekipe emergjente, jemi të gatshëm që të reagojmë nëse duhet për raste të tjera. Ajo që dimë nga terreni është së ka pasur rrëshqitje të vogla të dheut, disa dëmtime të fasadave, etj. Mbrojtja civile do të vlerësojë më tej gjendjen në terren dhe do të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë ai.
Kur ka folur për lëndimet e qytetarëve ai ka treguar se bëhet fjalë për gërvishje, ndrydhje kyçesh, etj, e ku pasi kanë marrë ndihmën e parë janë kthyer në shtëpi.
Top Channel