Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu njoftoi ditën e sotme se do të ndihmojë kryeqytetin ukrainas Kievin, me 8 milionë dollarë.
Me një video-telefonatë me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko ai bëri me dije se donacioni përfshin 3 milionë dollarë për qeverinë e Kievit dhe 5 milionë dollarë shtesë për gjashtë spitalet lokale.
Kjo është hera e katërt që Tajvani dërgon ndihma për vendin e shkatërruar që nga fillimi i luftës.
Wu tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë jo vetëm që shkaktoi dëm të madh për popullin ukrainas, por gjithashtu kërcënoi rendin ndërkombëtar dhe komunitetin demokratik.
Klitschko e falenderoi atë për donacionin nga qeveria dhe populli tajvanez, duke theksuar se paqja mund të fillojë vetëm kur ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina.
Top Channel