Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet me Putinin në Moskë

22/04/2022 21:04

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë, tha Kremlini.

António Guterres do të ketë edhe një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i asociuar i shefit të OKB-së, Eri Kaneko, tha se Guterres shpresonte të fliste për atë që mund të bëhet për të sjellë paqen në Ukrainë gjatë udhëtimit të tij.

Zyra e tij është gjithashtu në kontakt me qeverinë ukrainase për një vizitë të mundshme“, shtoi Kaneko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA