Von der Leyen dhe Zelensky në telefonatë: BE gati për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës

19/04/2022 21:52

Pas telefonatës me presidentin e SHBA-së, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka kryer edhe një telefonatë tjetër me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

Në një postim në Twitter, presidenti ukrainas tha se ata diskutuan perspektivat e pranimit të Ukrainës në BE, si edhe për  agresionin në rritje të Rusisë në Donbas .

“Ne diskutuam rritjen e ndihmës për sigurinë, si dhe ndihmën e BE-së për rindërtimin e Ukrainës”, tha Zelensky në Twitter.

Më herët, presidentja e KE Ursula von der Leyen foli për sanksione më të ashpra kundër Rusisë dhe rritje të ndihmës për Ukrainën në telefonatën me Joe Biden.

“Udhëheqësit botërorë mbështesin fuqishëm Ukrainën. Ne do të forcojmë më tej sanksionet tona kundër Rusisë dhe do të shtojmë ndihmën financiare dhe të sigurisë për Ukrainën. Faleminderit President i Shteteve të Bashkuara për mbledhjen e këtij komunikimi të rëndësishëm. Ne jemi në anën e Ukrainës”, tha Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA